Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Istog, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Istogut dhe fshatit Osojan, gjatë një pune operative – hetimore, ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar, që në bashkëpunim kanë kryer vjedhje nëpër territorin e këtij fshati.Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të fshatit Osojan-Istog.Personat e dyshuar që janë arrestuar dhe proceduar tutje për një nga këto raste janë: ZH.Z. (m/k/serb, 33-vjeçar) dhe L.SH. (m/k/serb, 51-vjeçar).
Në total kanë qenë pesë raste të raportuara të këtyre veprave penale.Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale, për të krijuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët.