Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë. I njëjti në kontroll të dekumantave është identifikuar me dokumente të rrejshme të leje qëndrimit në Britaninë e Madhe.
Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Britanisë së Madhe i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./sakte.net