Lajmi për arrestimin e gjashtë shqiptarëve nga ana e Policisë së Kosovës pasi iu kishin gjetur armë me vete, është një lajm plotësisht i rrem të cilin e ka shpikur mediumi kontrovers rus, Sputnik, shkruna GazetaBlic.
Ky medium i cili njihet si një prej burimeve kryesore të lajmeve të rreme, sot gjatë ditë me rastin e vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Republikën e Kosovës, ky medium ka raportuar se kinse Policia në Kosovë i ka arrestuar gjashtë shqiptar të cilëve iu janë gjetur armë dhe municione.
Verisoni në gjuhën Serbe i Sputnik, ka shkruar se në fshatin Livagjë i cili është i banuar nga Serbët në Kosovë, Policia e Kosovës ka konfiskuar nga gjashtë shqiptarë, dy revole, municion dhe dy thika.
“Më tutje, Policia e Kosovës ka njoftuar se tek të dyshuarit janë gjetur edhe dy shufra metalike,” – ka shkruar Sputnik.
Këto informacione i ka hedhur poshtë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili për “GazetaBlic” ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth pretendimeve të këtij portali”.
Policia e Kosovës përmes njoftimit thotë se ka pasur një ndalesë rreth orës 13:05, në dalje të Veternikut, por nuk bëhet fjalë për gjetje të ndonjë arme.
“Rreth 13.05 min, njësia në lëvizje e cila ka qenë në para përcjellje të përfaqësuesve nga delegacioni i Serbisë, i cili ka qenë duke shkuar në drejtim të Graçanicës, saktësisht në dalje të autostradës në Veternik, kanë ndaluar një veturë civile e cila ka penguar qarkullimin e automjeteve zyrtare.
Vozitësi i automjetit është ndaluar nga zyrtarët policor, përderisa automjetet zyrtare me delegacionin e përfaqësuesve nga Serbia kanë vazhduar sipas agjendës pa incidente dhe nuk bëhet fjalë për gjetje të ndonjë arme”, u tha në njoftimin e policisë.
Policia potencon se nuk ka qenë eskorta e presidentit të Serbisë pasi që e njëjta deri në këtë kohë gjendet në rajonin e Mitrovicës Veri.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale me qëllim të ofrimit të sigurisë ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik”, thuhet në njoftim, përcjellë GazetaBlic.
Në anën tjetër, Sputnik njihet si një agjenci ruse e informacionit, dhe nuk janë të pakta rastet kur ky medium raporton lajme të rreme rreth shtetit të Kosovës dhe nuk ka asnjë informacion nëse ndonjëherë Institucionet në Kosovë kanë reaguar ose kanë ndërmarrë hapa rreth këtyre lajmeve.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin nga Policia e Kosovës:
Policia e Kosovës (PK), e adreson këtë informacion zyrtar për media me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, lidhur me disa shkrime të publikuar sot në disa media/portale kryesisht serbe, ku shkruhet se në Llapna Sellë janë shoqëruar (ndaluar) shqiptar të cilëve iu janë marrë (gjetur) armë, dhe lidhur me këtë sqaron me sa vijon:
Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet vepron konform autorizimeve ligjore që ka, ashtu siç ka vepruar edhe në rastin e ndalimit të një automjeti civil i cili ka penguar qarkullimin e delegacionit.
Rreth 13.05 min, njësia në lëvizje e cila ka qenë në para përcjellje të përfaqësuesve nga delegacioni i Serbisë, i cili ka qenë duke shkuar në drejtim të Graçanicës, saktësisht në dalje të autostradës në Veternik, kanë ndaluar një veturë civile e cila ka penguar qarkullimin e automjeteve zyrtare.
Vozitësi i automjetit është ndaluar nga zyrtarët policor, përderisa automjetet zyrtare me delegacionin e përfaqësuesve nga Serbia kanë vazhduar sipas agjendës pa incidente dhe nuk bëhet fjalë për gjetje të ndonjë arme.
Vlen të potencohet se nuk ka qenë eskorta e presidentit të Serbisë pasi që e njëjta deri në këtë kohë gjendet në rajonin e Mitrovicës Veri.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale me qëllim të ofrimit të sigurisë ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik.