Banorët largohen me dhunë nga Policia, raportohet edhe për të lënduar (Video)

KosovaPress raporton edhe për alivanosje të ndonjërit prej banorëve pasi që në vend të ngjarjes është parë edhe vetura e ndihmës së shpejtë.

Aksioni për largimin e banorëve nga kjo ndërtesë është duke vazhduar.

—————————————————————–

Nuk duan t’i lëshojnë banesat, qytetarët në lagjen “Dardania” përleshen me Policinë (Video)

130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë rrezikojnë që të mbesin jashtë

Policia u jep afat banorëve 10 minuta të largohen në të kundërtën do të hyjnë me forcë.

Banorët e banesave të bllokut të ri në lagjen Dardania kanë bllokuar hyrjen e këtij blloku pasi që nuk duan t’i lirojnë banesat. Banorët thonë se nuk kanë ku tjetër të shkojnë.

Gjykata ka vendosur që nga sot ata t’i lirojnë banesat e tyre pasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se është e tyre.

Por banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shes ato pasi që kanë investuar vetë.

Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.

Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre.

Ata kanë organizuar një peticion prej 10 mijë nënshkrime në mënyrë që të kërkojnë që ata mos të flaken në rrugë.

Gjykata ka konstatuar se banesat janë të uzurpuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme