Policia e Kosovës, me kërkesë të Zelandës së Re, kërkon heqjen e pamjeve të sulmit terrorist në Christchurch

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim zyrtar i cili ka të bëjë me një shkresë të pranuar përmes kanaleve zyrtare nga Zelanda e Re.

Sipas PK-së, shkresa zyrtare e pranuar nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Zelandës së Re, i referohet tragjedisë së ndodhur në Christchurch, i cila u vlerësua si sulm terrorist, dhe me këtë rast Zelanda e Re është duke bashkëpunuar me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, që t’i largojë pamjet online në lidhje me sulmin.

“Të njëjtit kanë konsideruar se pamjet e këtij sulmi janë të kundërligjshme dhe të pakëndshme sipas ligjit të Zelandës së Re, andaj përmes partneritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët kërkojnë edhe ndihmën tonë në largimin e kësaj pamje online të këtij sulmi dhe shpërndarjen e mesazhit të tyre”, thuhet në njoftimin për media të PK-së.

Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, me qëllim të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër akteve terroriste, kërkon largimin e pamjeve online të sulmit dhe njëkohësisht largimin e pamjeve me përmbajtje të kësaj natyre.

“Pamjet mund t’i raportoni drejtpërdrejt në platformën ku hasen pamjet, gjithashtu, për çfarëdo lloj informacioni, ankese apo problemi lidhur me këtë mund ta adresoni në Policinë e Kosovës në emailin zyrtar info@kosovopolice.com apo edhe direkt përmes faqes së censuruar të internetit https://www.dia.govt.nz/web/submitforms.nsf/cencomp”, thekson Policia e Kosovës në njoftimin dërguar mediave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme