Policia e Kosovës pa sigurim shëndetësor

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së vendit, Shaban Tasholli ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka marr në konsideratë projektligjin e tyre të ri që kërkon sistemizimin e pagave.

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së vendit, Shaban Tasholli ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka marr në konsideratë projektligjin e tyre të ri që kërkon sistemizimin e pagave të policisë. Sipas Tashollit, qeveria ka nxjerr një projektligj të ri që aspak nuk përputhet dhe nuk përkon me kërkesat e punëtorëve të këtij institucioni të sigurisë, njofton Klan Kosova.

Shaban Tasholli shtuar se edhe çështja e sigurimit shëndetësor është problem për policinë e Kosovës madje sipas tij dhe çështja e rritjes së pagave për policinë është harruar.

”Qeveria nuk ka marrë në konsideratë projektligjin që ne kemi bërë. Kemi kërkuar sistemizimin e pagave të policisë por Qeveria nuk e ka përfill atë, ajo ka bërë një projektligj që për ne është i papranueshëm. Ne në fund të vitit kemi kërkuar një shtesë, ajo shtesë nuk ka ndodhë, janë arsyetuar se kemi disa projekte të reja për veteranët”, ka thënë Shanolli.

”Nga 2016 është premtuar e poashtu nga 2015-ta e tani po fillojmë edhe 2017-ën dhe sigurimi shëndetësor nuk po ndodhë. Kemi afër 2000 policë që janë të lënduar në detyrë. Kemi një rregullore në policinë e Kosovës që policëve të lënduar shpenzimet e trajtimeve iu largohen”, ka përfunduar Tasholli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme