Policia e Kumanovës zbulon një arsimtare me diplomë të falsifikuar të Bullgarisë

Sektori për punë të brendshme në Kumanovë, ka ngritur padi kundër S.Xh.E. nga fshati Rramanli, Kumanovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale „falsifikim të dokumentit“ dhe vepër të vazhduar penale “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rrejshme”. Gjatë vitit 1999, e pandehura ka marrë dokument të falsifikuar – Diplomë nga Universiteti i Sofjes “Kliment Ohridski”, Sofje, R. E Bullgarisë, me çrast është pajisur me shkallën e VII-të të arsimimit, në drejtimin e Pedagogjisë, njofton MPB. Në vitin 2000, diplomën e ka dorëzuar si të vërtetë për nostrifikim n ë Shkup, ku edhe ka marrë Vendim për nostrifikim. Pas kësaj, në vitin 2003 ajo e a dorëzuar diplomën e falsifikuar dhe vendimin për nostrifikim në Shkollën fillore komunale “Qirili dhe Metodi” në fshatin Rramanli, Kumanovë, ku është punësuar në vitin 2003, kurse në vitin 2009 ka marrë vendim pune. “Me veprimet e përmendura, e pandehura ka përfituar në mënyrë antiligjore në vlerën e rrogave që i janë paguar nga Buxheti i R.M.-së gjatë kohës së lartpërmendur”, njoftoi MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme