Dy të miturit të cilët u arratisën gjatë ditës së djeshme nga Qendra Korrektuese në Lipjan, janë ende në kërkim nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovë e cila nuk ka dhënë edhe shumë detaje lidhur me këtë rast.
“Është raportuar se dy të burgosur meshkuj K/Shqiptarë, kanë arritur të arratisen nga Qendra Korrektuese e Lipjanit. Njësitë përkatëse policore janë në kërkim të arratisurve”, thuhet në raportin e Policisë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, me anë të një njoftimi ka thënë se në lidhje me arratisjen janë suspenduar edhe dy zyrtarë korrektues të cilët punonin në Burgun e Lipjanit dhe të miturit janë në kërkim.
Si pasojë e kësaj, dy zyrtarë korrektues janë suspenduar nga puna.
Shërbimi Korrektues i Kosovës në një komunikatë thotë se të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes.



