Policia holandeze njoftoi sot për kapjen e 230 kilogramë kokainë në portin e Rotterdamit, të fshehur në një kontenier që vinte nga Brazili dhe që kishte për destinacion Britaninë e Madhe.
Rotterdami, që ndodhet në veriperëndim të Holandës dhe është porti më i madh në Evropë që është përballur me kapje të sasive të mëdha të drogës kohët e fundit, raporton ATSH.
Në tetor të vitit të kaluar, 400 kilogramë kokainë u kapën, edhe këto të fshehura në një kontenier me prejardhje nga Brazili.
Po ashtu në nëntor, 600 kilogramë drogë u zbuluan në një magazinë pranë portit, pranë qytetit Delft.