Prona me vlerë mbi 10 milionë dhe një kompani ndërtimi, që dyshohet se janë fituar nga traku i kokainës.
Këto u sekuestruan nga Policia e Shtetit me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Sipas policisë, pronat mësohet se janë regjistruar në emër të Luan Spahiut, 53 vjeç, banues në Tiranë, raporton Klan.
Ky i fundit është dënuar në vitin 2011, nga Gjykata e Frajbugut me 5 vite burg për akuzën e trakimit
ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas burimeve të policisë, Spahiu është dënuar për trakimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera.
Paratë e tuara nga kjo linjë e trakut të kokainës, Spahiu i kishte investuar në kompaninë e ndërtimit “Pinari” Sh.p.k në Tiranë, si dhe në disa troje ndërtimi dhe sipërfaqe toke në Selitë e në rrugën “Naim Frashëri”.
Në këtë rrugë, sipas policisë, Spahiu kishte ndërtuar një kompleks banimi të cilin kishte arritur ta shiste pjesërisht.
Pas hetimit të Prokurorisë, Gjykata vendosi që 32 apartamente me sipërfaqe 3400 m2 të sekuestrohen. Sekuestro u vendos edhe mbi tri njësi tregtare në të njëjtin kompleks, me sipërfaqe 23