Policia italiane ka arritur të ndalojë një gomone e cila ishte e mbushur me drogë që vinte nga Shqipëria.
Sasia e kapur llogaritet të jetë rreth 300 kilogramë kanabis e cila ishte nisur me gomone nga Shqipëria drejt brigjeve të Barit. Media lokale raporton se nëse droga do të hynte në tregun e zi, vlera e saj do të kapte shifrën e 3 mln eurove.
Në pranga ka rënë skafisti, një shtetas italian nga Brindisi, 26 vjeçar.
Policia ka nisur tashmë hetimet për të kapur dhe pjesëtarët e tjerë të rrjetit të përfshirë në trafikun e drogës.