Policia izraelite sërish sulmon palestinezët në lagjen Sheikh Jarrah në Kuds

Policia izraelite sërish sulmoi banorët e lagjes Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor nën pushtim dhe palestinezët të cilët erdhën në zonë në mbështetje të banorëve të cilët ndodhen nën kërcënimin e dëbimit me forcë nga lagjja, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, policia izraelite përdori shkopinj gome për të penguar hyrjet e banorëve të lagjes në sheshet e Sheikh Jarrah dhe duke përdorur forcë largoi nga zona gazetarët dhe personat që ndodheshin për të mbështetur palestinezët nën kërcënimin për dëbimin me forcë nga shtëpitë e tyre.

Policia izraelite gjithashtu në lagjen Sheikh Jarrah bastisi një shtëpi duke thyer derën dhe sulmoi pjesëtarët e familjes.

Kolonët e paligjshëm hebrenj, të shtunën ndërhynë me gaz lotsjellës ndaj palestinezëve të solidarizuar dhe banorëve të lagjes Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor nën pushtim.

Me fillimin e muajit Ramazan, që nga 13 prilli e deri më tani po përjetohet një tension serioz për shkak të sulmeve të policisë izraelite në Xhaminë Al-Aksa dhe në zonën përreth si dhe në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor në pushtim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme