Policia jep detaje për incidentin ku u përfshi nipi i Jakup Krasniqit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin ku u përfshi edhe nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi. Krasniqi, këshilltar politik në MTI, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht sekretarin e kësaj Ministrie, Burim Rreci, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se rasti po cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar dhe se me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Një rast sulm ndaj personit zyrtar është raportuar të ketë ndodhur në objektin e një ministrie. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët i kanë dhënë ndihmën zyrtarit të lënduar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, sot Krasniqi ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet në zyrën e tij. Nuk munguan as komentet përshëndetëse ndaj tij.

Raportohet se deri te sulmi kishte ardhur pasi që Krasniqi kishte kërkuar nënshkrimin e pagesave të udhëtimeve që i ka bërë jashtë vendit, por, që një gjë të tillë nuk ia kishte dorëzuar sekretari Rreci.

Ndryshe, Arian Krasniqi, është djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ishte punësuar si këshilltar politik i ministrit në detyrë, Endrit Shala, i cili akoma po e mban pozitën./Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme