Policia jep detaje për të arrestuarit çekë që planifikuan të lëshojnë dronin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën Shtërpcë–Prevallë, nga njësitet policore janë ndaluar dy vetura me targa të Çekisë, në të cilat ishin tetë persona.

Emrat e të arrestuarve janë: Jan Zorabiç, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Çervenka, Nikola Zborilova.

Ata u arrestuan dje nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur në flagrancë me flamur serb, një flamur anti-kombëtar dhe një dron që dyshohet se do ta përdoronin në ndeshjen e sotme Kosovë – Çeki.

Gjatë kontrollimit, në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim “Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim  “Nema predaje”, gjashtë thika, dy radiolidhje, një shufër hekuri dhe një dron.

“Nga ana e policisë të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin policor në Ferizaj – sektori i hetimeve rajonale për intervistim dhe verifikimin e qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë”.

“Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, me urdhër të tij, janë konfiskuar përkohësisht dokumentet e udhëtimit si dhe të gjitha pajisjet e gjetura tek ta dhe të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt”.

“Nga njësiti i migrimit, personave iu është dorëzuar ftesa zyrtare që me datë 07.09.2019 të paraqiten në këtë njësi për procedura të mëtutjeshme”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme