Policia kineze si nëpër filma, pajisen me syze të cilat i identifikojnë personat në kërkim!

Teksa qindra milionë kinezë përgatiten të udhëtojnë për pushimet e Vitit të Ri Hënor, policia ka shtuar një mjet tjetër në arsenalin e saj të survejimit të turmave: syze që mundësojnë identifikimin e fytyrës.

Kina është tashmë një lider global në teknologjitë e survejimit, por këto pajisje të lëvizshme mund të zgjerojnë më tej shtrirjen që lejojnë vetëm kamerat, duke ofruar një kohë më të shpejtë reagimi.

Deri më tani pajisjet kanë ndihmuar në kapjen e 7 të kërkuarve në lidhje me çështje madhore kriminale, si dhe 26 persona të tjerë të cilët po udhëtonin me identitete të rreme.

Megjithatë analistët shprehen se teksa këto kamera inteligjente lejojnë kapjen e kriminelëve, ato mund të përdoren edhe për të gjurmuar disidentët politikë dhe për të profilizuar minoritetet etnike.

Pajisjet u zhvilluan nga kompania me bazë në Pekin LLVision Technology, në bashkëpunim me departamentet e policive të disa provincave të vendit. Kjo kompani gjithashtu shet edhe një model të ngjashëm syzesh, pa aftësinë për të dalluar fytyrat, shkruan scan.tv

Mbi të gjitha syzet do të adresojnë çështjen e shpejtësisë. Kur kamerat e survejimit nëpër stacione, kryqëzime apo vende të tjera identifikojnë një të kërkuar, autoritetet nxitojnë për tek i dyshuari por deri në mbërritjen e tyre, ai është zhdukur në turmë. Duke qenë të pranishëm me syzet me inteligjencë artificiale, polici mund të vendosë vetë se cili do të jetë hapi i radhës.

Ndryshime nga sistemet e tjera të njohjes së fytyrave, që punojnë me një databazë të ruajtur në internet, të dhënat e kësaj pajisjeje ndodhen në pajisje, çka e lejon të punojë më shpejt.

Kompania shprehet se gjatë testimeve ka arritur të identifikojë individë nga një databazë prej 10 mijë të dyshuarish në më pak se 100 milisekonda. Kjo shpejtësi është e krahasueshme me atë të parë nëpër filma si “Mission Impossible”, siç po i quajnë qytetarët kinezë në rrjetet sociale.

Nëse syzet do të rezultojnë efektive në patrullimin në Kinë, kompania mendon se mund të zgjerojë shitjet edhe në agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në Evropë dhe SHBA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme