Policia e Kosovës ka konfirmuar plaçkitjen e një Poste që ka ndodhur sot në Zveçan.
Të maskuar e me kallashnikovë, dy burra plaçkitin Postën në Zveçan
Komandanti i stacionit policor në Mitrovicën e veriut Zhelko Bojiq ka konfirmuar për KosovaPress për plaçkitjen e kësaj poste pa dhënë detaje tjera.
“Sot rreth orës 17 kemi marr informatën se në postën e Zveçanit ka ndodhur një plaçkitje me armë. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin”, tha Bojiq.
Burime të KosovaPress kanë bërë me dije se dy persona të maskuar dhe me kallashnikovë kanë plaçkitur Postën Qendrore në qendër të Zveçanit, me ç’rast kanë arritur të marrin rreth 600 mijë dinarë të Serbisë, ose 5 mijë euro.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40. Bëhet e ditur se të dyshuarit kanë përdorur një ‘Opel Vectra’ ngjyrë e kuqe për të ikur nga vendi i ngjarjes