Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e vjedhjes së rëndë që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të djeshem në Komoran të Drenasit.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur më 19 mars 2026 rreth orës 05:10, ku një i dyshuar mashkull kosovar ka depërtuar në marketin ‘ETC’ dhe ka vjedhur 147 euro para metalike dhe cigare.
Raportohet se i dyshuari nga komuna e Suharekes, kishte tentuar t’i shmangej arrestimit duke u larguar nga vendi i ngjarjes dhe për një kohë ishte fshehur pranë lumit që është prapa objektit.



