E shtune, 29 Tetor 2016 – Sakte.net
Policia njofton se janë arrestuar tre persona dhe janë konfiskuar mbi 83 kilogramë marihuanë. Të tre personat janë arrestuar për veprën‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’. Kjo punë hetimore ka ndodhur në fshatin Rastavicë të Deçanit.
Detajet shtesë mund t’i lexoni në komunikatën e plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 tetor 2016, pas hetimeve disa mujore ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për veprën penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Operacioni policor është realizuar në komunën e Deçanit, konkretisht në fshatin Rastavicë, ku pas kontrollit të ushtruar nga njësitet relevante policore është gjetur sasi e konsiderueshme e narkotikëve e llojit marihuanë .
Personat e arrestuar në këtë rast është:
· U. K. lindur me 1971 M/SH/K
· E. K. lindur me 1997 M/SH/K
· E. A. lindur me 1997 M/SH/K
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokacionin e cekur në një hapësirë fushore si dhe në veturën e njërit nga të dyshuarit, zyrtarët policor kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej rreth 83 kg e 550 gr. substancë narkotike e llojit marihuanë.
Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar ;
· Tri vetura të markave të ndryshme (një me targa të Shqipërisë dhe dy me targa të RKS-së), si dhe
· Pesë telefona celular.
Vlen të potencohet si ky operacion policor është mbështetur edhe nga njësitet tjera relevante policore të njësiteve të reagimit të shpejtë, njësiteve patrulluese dhe forenzikes nga rajoni i Pejës.
Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve/Gazeta Express