Policia ndalon 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm brenda 24 orëve

Nga MInistria e Punëve të Brendshme (MPB) informojnë se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

“Nga 15 shoferë, prej tyre 12 kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy me ndalim aktiv për drejtim të automjetit dhe një nën ndikimin e alkoolit. Katër shoferë në Shkup, dy në Kumanovë dhe nga një në Tetovë, në Gostivar, në Veles, në Dibër dhe në Manastir kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa një shofer ka drejtuar automjet pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit. Një shofer në Shkup dhe një në Negotinë kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv, ndërsa një shofer në Strumicë ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”, njoftuan nga MPB.

MPB apelon që të respektohen rregullat e komunikacionit dhe të mos drejtohet pa patentë apo nën ndikimin e alkoolit./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme