Dy të mitur të cilët ishin nisur të shkonin në shkollë me një armë zjarri janë ndaluar nga policia në fshatin Nekoc të Drenasit,.
Policia ka njoftuar se dy nxënësit e moshës së mitur janë ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar arma me gaz.
Të miturit kanë thënë para policisë se armën e kanë marr tek daja i tyre. Policia ka njoftuar se të miturit pas intervistimit në prani të prindërve dhe punëtorit të QPS-së janë liruar.
Pas intervistimit si i dyshuar në këtë rast është liruar edhe daja i të miturve.