Policia në Indonezi vret 6 të dyshuar si ekstremistë islamik

Gjashtë të dyshuar si persona që kanë pasur lidhje me aktivitete xhihadiste janë qëlluar për vdekje nga policia në Indonezi.


Ngjarja ka ndodhur pasi të dyshuarit kishin tentuar t’i qëllonin me armë policët, por kishin dështuar.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 sipas kohës locale (13:00 sipas kohës në Europë), shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Zëdhënësi i policisë, Frans Barung Mangera, ka thënë se policia kishte kohë që po i monitoronte këta dhe disa persona të tjerë, të cilët dyshoheshin për aktivitete terroriste.

Ai shtoi se pasi policia u mundua ta ndalonte makinën, ata nxorën armët dhe kjo i detyroi pjesëtarët e policisë të përdornin forcë vdekjeprurëse.

Në Indonezi jetojnë 203 milionë myslimanë, të cilët përbëjnë 88 përqind të popullsisë. Indonezia është në alarm kohët e fundit, pas rritjes së ekstremizmit fetar islamik të frymëzuar nga ISIS’i.

ISIS madje kishte kryer edhe një sulm në Indonezi, ku kishin mbetur të vrarë katër persona vitin e kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme