Një avokat, ish-zyrtar ligjor në Prokurorinë Themelore të Gjakovës ka kanosur personelin e sigurimit në këtë Prokurori, ka njoftuar Zyra për Informim.
“Sot me datën 24 janar 2019, një ish zyrtarë ligjor në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, tash avokat Y.GJ., nga Komuna e Gjakovës, ka kanosur personin D.K., nga personeli i sigurimit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë”.
I dyshuari Y.GH sipas njoftimit ka hyrë në Prokurori dhe e ka kanosur me fjalët “ do ta shohësh kush jam unë”, “Rrugaç” dhe fjalë tjera.
Policia është në ndjekje të të dyshuarit.



