Ligji për Pagat, ja sa do t’i kenë pagat mjekët dhe policët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar uljen e koeficentit të pagës së tij nga 11 në 9.

E njëjta, ka sjellur ndryshime drastike në sistemin e pagave.

Si parim kryesor, ky ndryshim do të shkaktojë zvogëlimin e pagave për politikanët dhe të emëruarit e tyre.

Një burim i lajmi.net brenda Komisionit për Administratë Publike që tash e disa ditë po punon në Ligjin për Pagat, ka shpjeguar në detaje se çfarë efekti ka pasur kërkesa e Veselit për ulje të pagës së tij.

Kjo kërkesë ka ndikuar që të bëhen ndryshime të rëndësishme në ligj.

“Në ndërmarrjet publike nuk do të ketë më paga super të larta dhe rritje me vendim nga vet ata. Paga më e lartë në ndërmarrje publike do të jetë rreth 1.600 euro”, ka thënë ky burim.

Me këto kursime, pritet të ketë rritje në sektorët tjerë të rëndësishëm në vend, e të cilët tash e disa ditë janë duke mbajtur greva apo kanë paralajmëruar të tilla.

Sipas kësaj logjike në shëndetësi, specialisti do të marrë pagë prej 1458, rritje të pagës për 70%. Mjeku i përgjithshëm do të marrë pagë 812 euro apo 50% rritje. Infermierët do të kenë rritje në pagat e tyre për rreth 50 euro.

Policia nga 391 euro pagën do ta kenë, bazuar me këto ndryshime, 528 euro.

Shto kësaj edhe shtesat që ata marrin, diku paga e tyre do të shkojë deri në 728 euro.

Ligji për Pagat do të jetë së shpejti në seancë për miratim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme