Policia në kërkim të Feros, shkaktoi trazira në qytetin e Gjilanit mbrëmë

Një person në Gjilan ka shtënë më armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, ka njoftuar policia e Kosovës.

Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari është reperi i njohur, Feronit Shabani. Ai është në kërkim të Policisë.

Lajmi për të shtëna me armë zjarri për Gazetën Insajderi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 29.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari F.Sh. (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, njoftojnë nga Policia.

Bëhet e ditur se nga të shtënat nuk ka pësuar lëndime trupore askush.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan” – njoftoi Policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme