Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga garat ilegale të shpejtësisë në autostradë.
Policia ka bërë të ditur se janë janë identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada”, ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ligji i ri për rregullat e trafikut, ka hyrë në fuqi nga data 3 prill i këtij viti dhe parasheh gjoba të larta për shkelësit e rregullave në komunikacion. /Reporteri.net/