Policia sekuestron drogë në vlerë mbi 150 mijë euro, arrestohen dy persona

Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka sukestruar substancë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Përmes një komunikate për media, PK-ja ka njoftuar se në rastin e parë janë gjetur 6 paketime me substanca narkotike, në vlerë rreth 150.000 euro, shkruan Gazeta online Reporteri.net.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, në bashkëpunim me institucione vendore të sigurisë, me datën 21.08.2024, pas një pune intensive-hetimore në terren, ka ndërmarrë hapa operativë, me ç’rast ka identifikuar një person shtetas të Maqedonisë Veriore, i cili dyshohej se kishte në posedim të gatshëm për shitje një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë. Pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës tek personi i dyshuar janë gjetur 6 (gjashtë) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 6.137.6 gramë (6 kilogramë e 137 gramë), ku vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 150.000 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë euro)”, thuhet në komunikatën e Policisë.

 Ndërkaq, në rastin e dytë, Policia e Kosovës gjatë kontrollit të veturës së qytetarëit nga Ferizaj, ka gjetur një pako të cigareve, ku brenda tyre ka qenë një qese najloni me substancë të dyshuar si e llojit kokaincë.

Me c’rast, nën dyshimet se mund të ketë ende sasi tjetër të narkotikëve, është kontrolluar edhe një shtëpi banimi në Ferizaj, megjithatë s’kanë gjetur asgjë të dyshuar.

“Me datën 21.08.2024, pas pranimit të disa informacioneve Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar për kontroll veturën me targa të huaja, ku gjatë kontrollit të veturës është gjetur një pako e cigareve, në brendi 2 të së cilës ka qenë një qese najloni me substancë të dyshuar si e llojit kokainë. Nën dyshimet se mund të gjendet edhe ndonjë sasi tjetër e narkotikëve është kontrolluar një shtëpi banimi në Ferizaj, ku jeton I dyshuari, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet tutje në komunikatë

/Reporteri.net/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme