Policia sekuestron rreth 700 kg kanabis në Shqipëri (Foto)

Policia e Shtetit Shqiptar ka ndërmarrë një aksion për gjetjen e lëndëve narkotike, ku me anë të kësaj, kanë gjetur 697 kg kanabis në fshatin Skrapar.

Forcat e rendit njoftojnë se në bazë të disa informacioneve të marra në rrugë operative, mes një zone të pyllëzuar në dy vende të ndryshme është gjetë lënda e dyshuar e future në thasë.

Pas veprimeve hetimore, policia sqaron se ka vënë në pranga Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues i saj. Ndërsa lidhur me këtë ngjarje, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme