Gazeta serbe Blic shkruan se Agjencia Serbe e Sigurisë Ushtarake ka zënë një arsenal të tërë me armë të cilat shqiptarët po provonin t’i dërgonin në Maqedoni, për mobilizim për shkak të ngjarjeve të fundit atje.
Nën titullin “Ekskluzive: Agjencia e Sigurisë Ushtarake ndalon shpërndarjen e armatimit tek shqiptarët e Maqedonisë”, Blic shkruan se bëhet fjalë për mijëra pushkë, bomba e madje edhe minahedhës.
Në këtë artikull të gazetës serb, që thirret në burimet e veta brenda agjencisë, armët tek shqiptarët në Maqedoni po i dërgonin tre persona – një shtetas joserb dhe dy shtetas të Serbisë me kombësi shqiptare.
Armët, gjithmonë sipas Blicit, janë zënë në Luginën e Preshevës.