Grabovci godet kryeministrin: Nuk bllokohet vendi për interesa individuale, zgjedhjet opsion

Zvarritja e procedimit në Kuvend të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi nga ana e Qeverisë nuk po i pëlqen aspak partnerit të koalicionit, PDK.

Në subjektin më të madh në vend, thonë se është koha e fundit kur duhet të merren vendime të mëdha, ose duhet shikuar opsione tjera.

Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci thotë se qeveria duhet të përmbush obligimet qe ka në mandatin e saj. Në të kundërtën, sipas tij, ajo është e obliguar të ofroj zgjidhje, e cila çon drejt zhbllokimit të procesit dhe mundëson ecjen përpara.

“Nuk lejohet qe për shkak të një individ, grupi ose ndonjë subjekti për interesa të ngushta të bllokohen proceset. Unë mendoj se duhet gjendur forma tjera për të zhbllokuar procesin dhe për të marrë përgjegjësi. Është koha e fundit qe duhet gjendur zgjidhje”, ka thënë Grabovci.

Anëtari i Kryesisë se PDK-së, thotë se kur s’ka zgjidhje tjetër, atëherë zgjedhjet mbesin opsion, dhe PDK, sipas tij, është e gatshme për to.

“PDK s’i subjekt politikë qysh në ditën e parë të përfundimit të një procesi zgjedhor fillon përgatitjen për procesin tjetër, dhe PDK nuk i frikësohet përballjes me sovranin për të rikonfirmuar mbështetjen qe ka nga qytetarët si partia më e madhe në vend”, ka shtuar Grabovci.

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme  nga PDK dhe faktori ndërkombëtar, Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa në mungesë të votave po e mban peng procedimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

E, pikërisht ratifikimi i kësaj marrëveshje i hap rrugë procesit të liberalizimit të vizave.

‘Indeksonline’, ka raportuar ditë më parë se vendi po rrëshqet drejt zgjedhjeve të parakohshme. Datat më të mundshme për organizimin e një procesi të ri zgjedhor raportohen të jenë: 11 ose 18 qershori.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme