Një zyrtar i Policisë së Kosovës, ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së kaluar si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në fshatin Penuh të Podujevës, shkruan gazetametro.net.
Vdekjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
‘H. Zh , 58 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (zyrtar policor), i cili nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë’, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa, Policia ka konfirmuar për Gazeta Metro se viktima është qëlluar aksidentalisht nga një familjar i tij.
T.Zh, 31 vjeç, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndryshe, hetuesit janë duke punuar për të zbuluar rrethanat të cilat edhe e shkaktuan vdekjen e policit, e cila po cilësohet si ‘Vrasje nga pakujdesia’