Në stacionin e Policisë në Graçanicë janë 41 policë serbë janë dhe 12 shqiptarë.
Svetlana Kapetanovic, është police serbe dhe ka 13 vite që punon në shërbimin policor të Kosovës. E veçanta e saj është se ajo e flet rrjedhshëm shqipe.
Kapetanovic, tregon arsyet që e shtyen për ta mësuar gjuhën shqipe, ani pse dikur nuk e kishte në mendje ta mësonte.
‘Ka qenë një rast kam punu në Fushë Kosovë, kur kemi qenë vetëm femra dhe unë është deshtë me bisedu me to. Kam nis me shkru çka ka ndodh dhe tu e mendu me punu për Polici të Kosovës më mirë me dit edhe gjuhën shqipe’, tha ajo për tv dukagjinin.
Ajo shton se bartja e stemës dhe flamurit të Kosovës në krahror, është diçka normale.
‘Çdo qytetar i Republikës së Kosovës për mu ësht ëi njëjtë, s’ka lidhje a është serb, kosovar apo malazez’ përfundoi ajo.