“Poligraf”: Cilat media dezinformuan për dorëheqje të presidentit kroat Millanoviq?

Mediat shpesh bien pre e teksteve satirike të 1 prillit, ditës së shakave, duke i botuar ato si lajme serioze.

Kështu, më 1 prill 2024, portali “Fokus” botoi titullin: “Presidenti kroat dha dorëheqje”. Duke iu referuar mediave kroate, Fokus raportoi se “presidenti kroat Zoran Millanoviq papritur dha dorëheqje nga posti i tij”, dhe se “postin e presidentit do ta marrë përfaqësuesi i pavarur parlamentar Mirosllav Shkoro”.

Edhe TV Star nga Shtipi botoi TV kronikën me mbishkrim: “Millanoviq dha dorëheqje. Ushtrues i detyrës së Presidentit do të jetë Mirosllav Shkoro”. “Presidenti kroat Zoran Millanoviq papritur dha dorëheqje nga posti. Siç transmetojnë mediat kroate, postin e presidentit do ta marrë përfaqësuesi i pavarur parlamentar Mirosllav Shkoro”thuhet në kronikën e TV Star.

Të njëjtën ditë, edhe portale të tjera publikuan tituj të ngjashëm pa i kontrolluar faktet: “Presidenti i Kroacisë i befasoi të gjithë: dha dorëheqje!” dhe “Zoran Millanoviq dha dorëheqje si president i Kroacisë”, janë disa nga titujt e publikuar.

Mirëpo, nëse lexohet teksti burimor i portalit Index.hr, mund të konkludohet lehtë se bëhet fjalë për përmbajtje satirike, me burime dhe deklarata të shpikura dhe nëntituj humoristikë si “Hiqet kori për pritje të burrështetasve të huaj, Shkoro do të këndojë vetë për ta”.

Lajmi i rremë se Zoran Millanoviq ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Kroacisë nuk ishte aktual vetëm më 1 prill, por edhe në mars, kur ai njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare.

Edhe ky rast tregon se mediat dhe gazetarët duhet të kontrollojnë faktet çdo ditë të vitit. Ndërsa më 1 prill, si gazetarët ashtu edhe publiku duhet të kenë kujdes të veçantë me përmbajtjet satirike, që të mos publikojnë apo të shpërndajnë ndonjë shaka si lajm serioz.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme