“Politika e rrenës” dhe qasja manipulative e presidentit Thaçi

“Politika e rrenës” është kryetemë e së dielës në Koha Ditore.

Në shkrimin kryesor mund të lexoni për qasjen manipulative të presidentit Hashim Thaçi, dhe nismat e tij mashtruese, që nga ushtria, reforma zgjedhore, dekriminalizimi i skenës politike e deri te formimi i Komisionit për të vërtetën dhe pajtimin.

Për temën e së dielës vjen komenti “Çka duhet bërë nëse presidenti është një gënjeshtar?”

Në “intervistë” gazetari dhe opinionisti, Imer Mushkolaj, tregon se pse në politikën kosovare, rrena është kthyer në rregull.

“Lulet zbukurojnë duart dhe shtëpitë e kosovarëve” është reportazhi i së dielës.

Në faqet e botës mund të lexoni për “gratë e hekurta të Gazës” dhe “fëmijën-ushtar që nuk e njeh as nënën.”

Në fejtonin e radhës, i shkëputur nga libri “Shqipëria, shteti jetim i Evropës”, mund të lexoni se “si e dëshmuan shqiptarët veten si udhëheqës të aftë?”

“Kosovarçe” sjell rrëfimin për doktorin italian që para gjysmë shekulli shkeli në Prizren, për të jetuar aty deri në vdekje.

“Universi muzikor i violinistit virtuoz” dhe “Artisti që ringjall alfabetin e harruar shqip” janë shkrimet që mbulojnë faqet e kulturës.

“Monument” sjell historitë njëshekullore për dy mullinjtë e Mramorit.

Dy nga shumë shkrimet interesante që zënë vend në faqet e sportit janë ai për lojtarin e dobët të futbollit që u kthye në gjyqtarin më të mirë dhe ai për “dilemat që po e dëmtojnë boksin profesionit shqiptar.”

Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës me “Kohën Ditore”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme