Politika i bëri “armiq”, por shihni sa të afërt ishin dikur Arbana Xharra e Lumir Abdixhiku (Foto)

Dikur publicisti Lumir Abdixhiku e ish-gazetarja Arbana Xharra mbanin raporte të mira me njëri-tjetrin.

Ishte koha kur asnjëri nuk ishin të anëtarësuar në ndonjërën prej partive politike.

Madje, në profilin e Facebook-ut të Abdixhikut ende është e publikuar një fotografi nga një ndejë që Xharra me bashkëshortin e saj e Abdixhiku me bashkëshorten e tij, e kishin organizuar në shtëpinë e njërit prej tyre.

Siç thuhet në përshkrimin e fotografisë, dy politikanët e ardhshëm, në vitin 2015 po bisedonin për sport, e po injoronin politikën. Që të dy përfunduan në politikë dy vite më vonë.

Raportet e dy personave publikë u prishën kur Xharra vendosi që të kalojë në partinë e Kadri Veselit. Abdixhiku i kishte thënë se “do të digjesh nën gjirin e SHIK-ut”.

“Matrapazat, hajnat, kriminelët, vrasësit, dhunuesit, kërcënuesit e kapësit e deridjeshëm – siç i quanit vet – s’janë më ndryshe sot. Sot më ndryshe jeni ju; të gjithë ju nën ta. Ju që për pak pushtet i bëni argat kapjes. Ju që bëni karrierë duke kritikuar të keqen, për t’iu bashkuar në fund të njëjtës së keqe. Të tillë s’i duheni shoqërisë këndej, keni gjetë vendin taman atje”, kishte shkruar Abdixhiku.

Këto fjalë të Abdixhikut, i kishte përjetuar shumë rëndë Xharra, e cila nuk hezitonte që Abdixhikun ta veçonte nga të gjithë kritikuesit e shumtë për kalimin në PDK.

Nuk shkoi shumë edhe Abdixhiku zyrtarizoi kalimin në LDK, që megjithatë ishte aderim shumë më i natyrshëm se i Xharrës në PDK, duke e ditur përngjasimin ideor e politik të Abdixhikut me këtë parti.

Megjithatë Xharra e përdori këtë kalim të tij sa për t’iu kundërvënë mikut të saj të vjetër, i cili nuk e kurseu me kritika e akuza të rënda në momentin kur kaloi në PDK.

Madje, ajo kërkonte debat “ballë për ballë” me Abdixhikun dhe e quajti “njeri të pamoralshëm”.

“Lumir Abdixhiku është një njeri i pamoralshëm, i cili më ka kritikuar mua për aderimin tim në PDK, ndërsa ai pak ditë pas kritikave ndaj meje kaloi në LDK”, thoshte Xharra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme