POLITIKANI ZVICERAN: NJERIU I LDK-SË MË KËRKOI PARA NË KËMBIM TË VOTAVE

Partia e kryeministrit Isa Mustafa, mund të ketë filluar të merret me procesin zgjedhor komunal që do të ndodhë këtë vit, por ajo është bërë temë debati në sistemin zgjedhor në Zvicër.

Një zyrtar i lartë i Partisë Kristiane Demokrate në Zvicër ka lëshuar akuza të rënda sa i përket procesit zgjedhor  parlamentar të mbajtur në vitin 2015, ku vet partia e tij humbi kundrejt Partisë Popullore të Zvicrës që ka shumicën parlamentare.

Pasi partia SVP akuzoi CVP-në e cila fitoi në zgjedhjet e mbajtura në kantonin e Wallis muajin që shkoi, duke akuzuar një shqiptar i lidhur me partinë CVP të ketë grumbulluar votat e shqiptarëve që jetojnë në këtë kanton duke votuar në emër të tyre, ka dalë akuza të tjera.

Tash po bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura para dy vitesh në nivel shteti.

Për mundësinë e shitjes së votave në këto zgjedhje është raportuar edhe nga gazeta “Tages-Anzeiger”, gjatë javës që lam pas.

Ish-kryetari i kantonit  Valais në Zvicër, Oskar Freysinger nga partia SVP u ankua se humbi zgjedhjet e mbajtura së voni, shkaku i shqiptarëve që jetojnë në këtë kanton, pasi ata të prirur nga një person me ndikim kanë shitur votën tek kundërkandidati i tij.

Tash vet zyrtari i lartë i partisë CVP, duke folur për “Blick”, ka treguar se para zgjedhjeve të vitit 2015, ka pasur takim me një kosovar që jeton në Zvicë, e i cili është  ka lidhje të forta me Lidhjen Demokratike e Kosovës.

“Një shqiptar nga Kosova më ka ofruar votat e kosovarëve në këtë kanton nëse ne mund ta mbështesim financiarisht partinë e tij në Kosovë. Por natyrisht që unë kam refuzuar”, ka thënë ky politikan në kushte anonimiteti.

“Blick” shkruan se Lidhja Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa është pjesë e rrjetit të Partive Popullore Evropiane pjesë e së cilës është edhe partia CVP.

“Para zgjedhjeve të vitit 2015, CVP dhe LDK krijuan aleancë. Kësisoj ata kanë vendosur në listat e kandidatëve persona me origjinë nga Kosova, duke tentuar që të marrin votat e kosovarëve”, shkruan Blick.

“Madje në këtë listë ishte kandiduar edhe ish-Miss Kosova Kështjella Pepshi e cila kishte kandiduar në kantonin e Bernës”, raporton Insajderi.

Gazeta zvicerane shkruan se personi nga Partia CVP është i nivelit të lartë dhe po aq është niveli i personit që është pjesë e LDK-së në Zvicër.

“Darka ishte e natyrës që të gjenim një zgjidhje për të marrë më shumë vota. Ai më tha se vlerat e partisë së tij dhe ato të CVP-së ishin të njëjta dhe për këtë arsye edhe shqiptarët që janë pjesë e LDK-së në Zvicër do të votonin për CVP=në”, ka rrëfyer politikani zviceran.

Ai ka treguar se pas disa diskutimeve i është bërë e qartë se shitja ose blerja e votave në Zvicër është e jashtëligjshme/

“Ai ishte një person i fuqishëm dhe njihte të gjithë liderët e CVP-së por edhe përfaqësues të partive të tjera në Zvicër”, ka shkruar ai.

Presidenti i CVP-së, Gerhard Pfister ka bërë thirrje që kolegët e tij ta bëjnë këtë marrëveshje transparente nëse ka pasur një të tillë./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme