Politologu Bashkim Iseni: Diaspora shqiptare në Maqedoni është e neglizhuar nga politik-bërësit

Gazetare: Ilmie Zhaku

Në një intervistë për emisionin Ftesë në Studio, në Alsat, politologu dhe themeluesi I platformës mediatike Albinfo.ch, Bashkim Iseni theksoi se diaspora shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga politik-bërësit dhe se mungesa e politikave publike e ka lënë jashtë proceseve zhvillimore të vendit.

“Diaspora shqiptare është jashtëzakonisht mirë e integruar në vendet ku jeton, qoftë gjeneratat e dyta apo të treta, të cilat kanë një potencial marramendës. Mirëpo, fatkeqësisht, I gjithë ky potencial ka qenë I neglizhuar nga politikbërësit në Maqedoni. Nuk ekziston ura e komunikimit dhe ndoshta është momenti I fundit që kjo diasporë, e mishëruar me vendlindjen, kulturën dhe gjuhën, të mos mbetet e papërfshirë,” tha Iseni.

Ai kritikoi mënyrën se si diaspora është trajtuar deri më tani, duke theksuar se duhet një qasje e re, e cila nuk e sheh atë thjesht si një burim ekonomik apo një elektorat për zgjedhje.
“Diaspora është parë më shumë si një resurs që të mobilizohet në momente të caktuara dhe, në mënyrë implicite, I është deleguar roli për të zbutur varfërinë dhe për të rindërtuar pjesën shqiptare. Por nuk ka një qasje politike serioze ndaj saj. Diaspora duhet të jetë pjesë përbërëse e vendimmarrjes politike në Maqedoninë e Veriut,” u shpreh Iseni.

Sipas Isenit, për të mobilizuar diasporën duhet një strategji konkrete dhe afatgjatë, e cila shkon përtej kërkimit të votave në periudha zgjedhore. Ai apeloi që institucionet të krijojnë më shumë ura komunikimi dhe mekanizma që mundësojnë përfshirjen aktive të diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. /Alsat.mk

Emisionin e plotë e gjeni tek linku më poshtë:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme