Në vitin 1994 Serbia kishte numrin rekord të popullësisë 7 milion e 734 mije banorë. Që nga ai vit e deri në vitin 2014, brenda 20 viteve, numri i serbëve është zvogëluar në 7 milionë e 164 mijë milionë banorë, rreth gjysëm milionë më pak serb. Fat të njëjtë me Serbinë sa i përket numrit të banorëve ka pasur edhe aleati i saj, Rusia. Ky shtet rekordin e kishte arritur në vitin 1992 kur numëronte 148 milionë e 689 mijë banorë. Në vitin 2014 numri i rusëve do të ishte rreth 5 milionë më pak, respektivisht 143 milionë e 819 mijë. Por, shifrat në Ukrainë janë akoma më alarmante. Nga 52 milionë e 179 mijë ukrainas sa numëroheshin në vitin 1993, në vitin 2014 do të rezultonin 7 milionë ukrainas më pak, respektivisht 45 milionë e 362 mijë ukrainas, raporton Sakte.net
Edhe numri i banorëve në Shqipëri ka shënuar rënie. Nëse në vitin 1990 në Shqipëri numëroheshin 3 milionë e 286 mijë shqiptarë, ky numër në vitin 2014 u zvogëlua në 2 milionë e 894 mijë me një rënie permanente të numrit të popullsisë nga viti në vit. Sa i përket Kosovës, numri i popullatës shënonte rekordin në vitin 1997, kur për herë të parë u llogaritën 2 milionë e 86 mijë banorë. Ky numër, dy vte më vonë, në vitin 1999, do të zvogëlohej për 300 mijë banorë. Mirëpo, pas këtij viti në Kosovë, për dallim nga Shqipëria, ka filluar edhe trendi gradual i rritjes së numrit të popullatës duke arritur që në vitin 2014 të evidentohen 1 milionë e 823 mijë banorë.
Maqedonia që nga viti 2000 mban një numër konstant të popullatës, rreth 2 milionë e 600 mijë banorë, mirëpo mosregjistimi i popullatës ka vënë në pikëpyetje raportet e numrave sa I përket përkatësisë etnike, respektivisht të dy etnive më të mëdha në këtë shtet maqedonasve dhe shqiptarëve.
Italia për herë të parë në vitin 2013 arriti numrin e mbi 60 milionë banorëve, trend ky që vazhdoi me rritje në vitet e mëtutejshme. Trend të rritjes së numrit të banorëve ka edhe Franca e cila nga 60 milionë banorë sa numëronte në vitin 1998, regjistroi 6 milionë banorë më shumë në vitin 2014.
Rekordmene sa i përket rritjes së numrit të popullatës në Evropë, mbetet Turqia. Që nga viti 1960 kur numëroheshin 27 milionë 553 mijë turq, numri i popullatës në Turqi në vitin 2014 arriti në 76 milionë banorë duke u bërë shteti I vetëm evropain të cilit iu trefishua popullata në më pak se gjysëm shekulli, raporton Sakte.net
Shikuar në tërësi, kontinenti i Evropës dhe Azisë qendrore në përgjithësi ka rritje të popullatës. Në vitin 2014 janë regjistruar rreth 902 milionë banorë nga 7 miliardë e 260 mijë banorë sa janë regjistruar ne vitin 2014 që jetojnë në botë./Sakte.net