Kosova është radhitur e nënta sa i përket bujarisë në gjithë botën. Charites Aid Fondation është organizata ndërkombëtare e cila mat nivelin e bamirësisë në të gjithë botën.
Sipas rezultateve të anketës, kosovarët janë qytetarët më bujarë në Ballkan.
Berisha thotë se 10% e të anketuarve kanë treguar se janë angazhuar në punë vullnetare gjatë pandemisë.
“Përveç shifrave, përveç informacioneve e bën edhe një krahasim kulturash ndërkombëtare për shembull i pari në këtë listë është Indonezia, Tajlanda. Indonezia e ka përqindjen më të madhe të popullsisë myslimane dhe ata e lidhin qoftë dhurimin apo aktivitetet vullnetare me religjionin. Në rastet e Afrikës është Kenia e cila ka dhuruar më shumë në Afrikë, kjo lidhet me kulturën apo me filozofin humaniste të Afrikës”, thotë ajo.
“Mos të harrojmë, ne kemi qenë historikisht të varfër amo kur ka ardhur një mik në shtëpinë tonë, tek ne është harxhuar çdo lloj ushqimi për me respektu mikun”, thotë Berisha.
Në këtë ranglistë të shteteve bujare në botë, Shqipëria është radhitur e 60-ta, pas saj është Bosnja dhe Hercegovina e 59, Maqedonia e Veriut është e 38-ta në listë, përderisa Serbia është radhitur e 48-ta.