Porosia e Fatmir Limajt rreth Gjykatës Speciale

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur sot përsëri rreth Gjykatës Speciale.

Limaj ka thënë sot se ajo tashmë është çështje e kryer. Tani, sipas tij, duhet që Kosova me dinjitet ta përballojë këtë situatë të padrejtë e të dëmshme.

“Kemi trashëguar marrëveshje të këqija. Duhet të jemi të kujdesshëm kur hymë në marrëveshje dhe detyrime ndërkombëtare. Ne momentin kur hyni në obligime, atëherë duhet të keni kujdes që ta ruani kredibilitetin e shtetit, imazhin e vendit. Parlamenti i Kosovës e ka miratuar atë, kemi qenë do zëra që e kemi kundërshtuar dhe kemi treguar pse nuk duhet të votohet kjo marrëveshje. Por, Kuvendi i Kosovës e ka votuar, ajo është çështje e mbyllur”, ka thënë Limaj për RTK.

Limaj ka shtuar se Kosova duhet të ballafaqohet me këtë sfidë – detyra e Kosovës, sipas tij, është të përgatitet që me dinjitet ta përballojë këtë çështje.

“Tani Kosova duhet me dinjitet ta përballojë këtë situatë të padrejtë e të dëmshme”, ka theksuar Limaj.

“Shteti në njërën anë, individi në anën- tjetër. Nuk ka çmim që Kosova duhet të paguajë për individin. Ka logjikë dhe do të duhej gjithmonë që individi të paguaj për shtetin,por jo shteti për Individin. Kjo është traditë që e kemi praktikuar nga 99-ta. Ju para vetes e keni njeriun që 15 vite i është përgjigjur drejtësisë, por asnjëherë nuk kam kërkuar nga shteti që të del e të bëhet mburojë e imja, përkundrazi. Ne jemi ballafaquar edhe në Hage edhe atje e kemi thënë se më e rëndësishme se fati i individit duhet të jetë fati i shtetit, kështu duhet të jetë edhe tani”, ka deklaruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme