Thyerja e izolimit ndërkombëtar të Kosovës është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë”.
Sipas “Politika”, mbështetja e fuqishme ushtarake e Londrës për zhvillimin e forcës së sigurisë së Kosovës ka qenë e dukshme vitet e fundit dhe është reflektuar jo vetëm në stërvitje, por edhe në dhuratat e armëve moderne, sistemeve antitank dhe baterive raketore.
“Edhe pse ekzistenca e këtij formacioni është në kundërshtim me bazën e Rezolutës 1244, sipas së cilës vetëm KFOR-i mund të punojë ligjërisht në Kosovë, Britanisë së Madhe nuk i intereson dhe haptazi shkel të drejtën ndërkombëtare. Dhe derisa Berlini po përpiqet ta prezantojë Kosovën përmes dyerve të pasme në Këshillin e Evropës, deri tani Londra përmes misioneve ushtarake, po bën gjithçka për të “ringjallur” forcën e sigurisë së Kosovës. Dhe kjo po ndodh në ditët kur një anëtar i FSK-së qëllon dhe plagos rëndë djem serbë të paarmatosur në prag të Krishtlindjeve, tensionet intensifikohen më tej“, thuhet në tekstin e portalit serb Politika.