Portieri i kombëtares italiane, Xhanluixhi Donaruma viktimë e vjedhjes në shtëpinë e tij

Portieri i PSG-së dhe të kombëtares italiane të futbollit, Xhanluixhi Donaruma ka përjetuar makth natën e shkuar. Ai ka qenë viktimë e një vjedhje në shtëpinë e tij, teksa ndodhej bashkë me të fejuarën e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga media italiane “SportMediaset”. Sipas burimeve policore, hajdutët janë larguar nga shtëpia e portierit pasi kanë vjedhur sende me vlerë 500 mijë euro.

Donaruma dhe e fejuara e tij janë lidhur nga hajdutët, por më pas kanë mundur të shpëtojnë dhe të strehohen në një hotel pranë shtëpisë së tyre, rreth orës 03:20 të mëngjesit.

Personeli i hotelit ka lajmëruar policinë dhe më pas gardiani është shoqëruar në spital duke pohuar se janë lidhur nga disa persona në shtëpinë e tyre. Tashme policia ka nisur hetimet.

PANORAMASPORT.AL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme