“Porto Liqeni i Shkodrës” në Malin e Zi nxit reagime në Shkodër

“Ekoresort” apo projekti “Porto Liqeni i Shkodrës” në Malin e Zi me një vlerë prej 75 milionë eurosh ka pasur reagime edhe në Shkodër.

Ky projekt i cili pret miratimin e Qeverisë së Malit të Zi, ka nxitur protesta të organizatave mjedisore në Podgoricë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjithashtu shqetësimi për këtë projekt ka mbërritur deri në Parlamentin Evropian, ku theksohet dëmi i rëndë që u shkakton vlerave ekoturistike të Parkut të Liqenit të Shkodrës.

Ndërkohë nga pala shqiptare deri tani është përcjellë me heshtje kjo situatë, për të cilën specialisti i mirënjohur i bujqësisë dhe mjedisit në Shqipëri, profesor doktor Ahmet Osja, thotë se duhet nisur menjëherë takimi ndërqeveritar me palën malazeze, pasi Liqeni i Shkodrës nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë të njëanshme. Profesor Osja, edhe në cilësinë e ish – ministrit të Bujqësisë dhe Mjedisit, kujton se për Liqenin e Shkodrës ka marrëveshje të pashkruara dhe të shkruara me Malin e Zi, ndaj Qeveria shqiptare duhet të kërkojë zbatimin e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme