Portreti i Biden rrugëve të Gjakovës, artisti shqiptar pushton mediet botërore

Artisti nga Gjakova, rekordmen në “Librin Guiness”, Alkent Pozhegu po bënte rregullimet e fundit të mozaikut të tij me fytyrën e Joe Biden, kur u shkrep fotografia e tij.

Po e njëjta u bë shpejt virale në rrjete sociale, dhe u cilësua si fotografia e ditës në të përditshmen “New York Times”, “The Guardian”, “Le Dauphine”, “Sky News” dhe “Telegraph”.

“Radio Europa e Lirë”, listoi fotografinë e tij në foto e javës duke theksuar më tej rolin e Biden në Kosovë.

“Si senator, Joe Biden ka qenë një mbështetës me ndikim për pavarësinë së Kosovës. Në vitin 2016, si nënkryetar i Barack Obama, ai e konsideroi si përparësi për Shtetet e Bashkuara të punojnë për suksesin e Kosovës së pavarur”, shkruan RFERL nën foton e Pozhegut.

Më parë ka fituar Guiness për mozaikun me dy emrat e futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Messi.

Në vitin 2017 shënoi rekord me mozaikun e Rita Orës që ishte 300 metra katrorë ku deshën 2 tonë drithëra, dhe së fundmi me mozaikun e Donald Trump-it, mozaik prej 560 metrash katrorë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme