Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar tre nënkryetarët e partisë.
Agim Veliu do të jetë nënkryetari i parë.
Si nënkryetar i dytë do të jetë Lutfi Haziri, derisa nënkryetare e tretë, do të jetë Vjosa Osmani, merr vesh gazeta Blic.
Ndërkaq, u vendos që LDK të negociojë me të gjitha partitë, pos me PDK-në.
“Këshilli vendosi që Agim Veliu të jetë nënkryetri i parë, Lutfi Haziri nënkryetar i dytë dhe Vjosa Osmani nënkryetre e tretë. Në Këshill të Përgjithshëm u vendos që LDK të negocioj jo vetëm me Vetëvendosjen, por edhe me partitë tjera. Përpos PDK-së iu është bërë bllok”, tha ky burim.