POST-PROTESTË/Policia nis shoqërimet, Rama gjithë ironi, Basha kërkon mediat në zyrë

Nisin reagimet e para post-protestës së zhvilluar nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike. Policia ka nisur menjëherë me shoqërimet, ku mendohet se deri më tani kanë përfunduar në Komisariat fillimisht 10 persona, ndërkohë që gjithë selisë blu i është bënë shiriti i verdhë: Skenë krimi, mos kalo!

 Ndërkohë që edhe të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë mjekim nga stafi, por deri më tani nuk raportohet nëse dikujt i rrezikohet jeta. Megjithatë të lënduar ka pasur, mes tyre edhe gazetarë e persona të mediat, të cilët kanë qenë duke raportuar. Nga ana tjetër, edhe vetë kryeministri Edi Rama ka pasur një reagim me ironi, duke u shprehur se jeta është e vështirë, pork a “budallenj” që sipas tij e vështirësojnë edhe më shumë. Po ashtu, kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet ende në zyrën e tij, ku edhe ka ftuar mediat për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur brenda selisë blu.

Gjithashtu reagime ka pasur edhe nga të huajit, më konkretisht prezenca e OSBE-së, ka bërë me dije se e kanë ndjekur nga pranë protestën, duke kërkuar që të tjerat të jenë paqësore. Berisha nga ana e tij, ka paralajmëruar protesta të tjera, duke u shprehur këmbëngulës se ai dhe demokratët e tjerë do të futen në selinë blu.

Por çfarë ndodhi sot brenda oborrit të PD?

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

(k.m/dosja.al)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme