Postimi i fundit i 23 vjeçarit qe mbeti pa shenja jete në Mitrovicë

Mehmet Kurti është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.

Po raportohet se 23 vjeçari u bë aksidentalisht viktimë pasi caku ishte diku tjetër, dyshohet se shënjestër ishte pronari i një picerie, por plumbi goditi 23-vjeçarin.

Në Facebookin e tij, Kurti postimin e fundit e kishte bërë para 3 orësh.
Në “ Facebook story” ai kishte postuar një video ku shihet duke vozitur dhe duke dëgjuar muzikë.

Më poshtë keni storien e publikuar nga viktima.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar v’rasjen e 23-vjeçarit.

“Policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e k’rimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, tha Zahiti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme