Pozerat e Vetëvendosjes! (FOTO)

Që nga shpërfaqja e pakënaqësive brënda Lëvizjes Vetëvendosje të cilat kulmuan me kundërshtimin e rikandidimit të Albin Kurtit në krye të kësaj partie, grupi i pakënaqur brenda këtij subjekti politik nuk ka bërë tjetër pos paraqitjeve në debatet televizive dhe shpërndarjes së fotove private.

Derisa kanë parakaluar thuajse në të gjitha studiot televizive duke shpërndarë akuza si dhe duke pretenduar në një strategji të re të opozitarizmit, ata që dikur i “birësoi” Vetëvendosje dhe të tjerë të cilët u ngritën politikisht duke imituar Albin Kurtin, nuk rreshtin së kërkuari debate televizive. Një i tillë tashmë është paralajmeruar se do të mbahet në Kohavision/Rubikon, ku “ylli i shfaqjes Dardan Molliqaj do të ballafaqojë argumentet me shefin e grupit parlamentar, Glauk Konjufca, emër të cilin vetë të “pakënaqurit” e kërkonin si kandidat koncensual që do të udhëhiqte më Lëvizjen Vetëvendosje.

Të ballafaquar me një krizë të thellë identitare, ata të cilët tashmë janë grupuar dhe kërkojnë reforma në Lëvizjen Vetëvendosje, që një kohë të gjatë mënyrë të vetme të opozitarizmit e kanë zgjedhur publikimin e fotove në rrjetet sociale dhe akuzimin e Lëvizjes Vetëvendosje në studiot televizive./Sakte.net

Fotografia e Frashër Krasniqi

Fotografia e Donika Kadaj

Fotografia e Visar Ymeri

Fotografia e Fisnik Ismaili

Fotografia e Fisnik Ismaili

Fotografia e Dardan Molliqaj

Fotografia e Dardan Molliqaj

Fotografia e Muhamet H Bytyqi

Fotografia e Donika Kadaj

Fotografia e Donika Kadaj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme