Pozhari godet ashpër Bilall Kasamin dhe kundërshtarët e Albin Kurtit

Xhevdet POZHARI: Vetëvendosje dhe BESA të rrezikuara nga karrieristët dhe interesgjinjët

Lidhur me zhvillimit e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lëvizjen BESA ka reaguar edhe shkrimtari dhe publicisti Xhevdet Pozhari.

Sipas tij, përçarjet në këto dy lëvizje janë të nxitura nga ata që partitë politike i shohin si kompani private. Kundërshtarët e Albin Kurtit dhe Bilall Kasamin me shokët, Pozhari i konsideron si karrieristë dhe interesgjinjë të cilët e flijojnë idealin për interesa personale.

Në rrjetin e tij social, Pozhari shkruan:

“Kur partitë dominohen nga karrieristë të sëmurë, nga individë që partinë e konsiderojnë si kompani private e cila duhet t’iu sjellë përfitime, kur drejtuesit e partisë nuk i bashkon ideali por interesi personal, atëherë ndodh edhe ajo që është duke ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në Lëvizjen BESA: turpin e zëvendëson paturpësia, nderin – pandershmëria dhe në fund askush nuk mban llogari për ata mijëra njerëz që u kanë besuar dhe kanë shpresuar se kanë përkrahur idealin e jo gënjeshtrën.
Pra, ndodh ajo që e bejne kundërshtarët e Albinit dhe ate qe e bene Bilall Kasami me shokët e vet te cilet udhehiqen sipas logjikes se partia esht prona jone dhe me te mund te bejm cte duam!”, shkruan Xhevdet Pozhari

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme