“Nuk dua të kthehem në të kaluarën, nuk dua të bart hipotekën e të kaluarës sepse po flasim për katër vitet e fundit! “, kjo mbase ishte fjalia më e sinqertë e një kandidati i cili është i vetëdijshëm se sa e rëndë është barra e të kaluarës të cilën e ka shkaktuar LDK për më shumë se një dekadë qeverisje me Prishtinën.
E kaluara është si hije që të ndjek ngado, aq më tepër kur LDK vazhdon të udhëhiqet nga i njëjti kryetar që e shkaktoi kaosin në Prishtinë.
LDK-së në kryeqytet, njëjtë si PDK-së në Prizren, po të ishte e mundur do ua kisha ndaluar me ligj të garojnë në tre mandate të ardhshme në këto dy qytete shkaku i shpërfytyrimit të dy qendrave më të mëdha në Kosovë.
Vetëm harresa kolektive mund t’i amnistojë shkatërruesit e dikurshëm dhe t’i lejojë të paraqiten si shpëtimtarë që do ta nxjerrin qytetin nga gjendja të cilën vetë e shkaktuan.
Prishtina për katër vite sadopak është stabilizuar. Nëse jo tjetër, skeptikët duhet ta kenë parasysh se kryeqyteti u çlirua nga kthetrat e korrupsionit. Dhe kjo nuk është pak! Sidomos kur bëhet fjalë për krijimin e modeleve se si duhet të jetë një udhëheqës komune – pa hipoteka dhe ballë hapur. E kur flasim për këto modele, nuk e kam fjalën për Agim Bahtirin e Mitrovicës!”, ka shkruar në rrjetin e tij social, kryeredaktori i portalit Sakte.net, Xhevdet Pozhari.
https://www.facebook.com/xhevdet.pozhari/videos/10212217254680611/