Në një intervistë të dhënë pak minuta më parë për “Opinion” Xhisiela Maloku ka thënë se nuk e kanë kërcënuar asnjëherë, dhe se e ka denoncuar nga xhelozia Rexhep Rrajën, pasi kishte mësuar se ai kishte ikur me pushime me të dashurën e re. Ajo ka deklaruar se nuk është përdhunuar kurrë, dhe se ka raport të mirë me familjen e tij por edhe me të.
“Në asnjë moment nuk e kam thënë që janë fis kriminelash, atë e ka thënë Emiljano. Tërheqjen e kallëzimit e kam firmosur, të dytin e bëra në SHKB, sepse atë natë jemi sqaruar. Sapo e ka tërhequr ai ka ikur përsëri në Sarandë me pushime.
Pse ju talleshit me Policinë?
Po këtë kam bërë… nuk e kam bërë…
A jeni e sigurt për këto që thoni? Mos jeni nën presion?
Kështu është siç them unë. S’jam në presion tani që flas. Nuk më ka thënë që ‘jam me pushime dhe sa të vi do të vras’, por kam folur me kushëririn e tij, dhe i kam thënë ku je se dua të flasim dhe më ka thënë, “jam me pushime, nesë ke nevojë unë vi direkt”. Kjo më duket mbështetje jo kërcënim.
“Me të afërmit e tij kam pasur gjithmonë kontakte me ta, me Rexhepin nuk e mbaj mend nëse kam pasur kontakte me të, (pas ndarjes). E kam bërë çdo gjë nga xhelozia.. sa më tha që ai ka ikur më të dashurën me pushime. Edhe tani po të mësoj që është me tij”.
A jeni ndare prej dy vitesh ju?
Po, por kështu e kemi lidhjen ne…